Arrestohet ish-deputeti shqiptar

Kronika October 21, 2018 - 17:51
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-deputetin e PS-së dhe njëherësh ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. 

Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. /Syri.net