Ja sa aksidente ndodhen në 24 orët e fundit në Kosovë

Kronika October 21, 2018 - 16:40
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 25 aksidente.

10 prej tyre ishin me të lënduar dhe 15 të pa lënduar.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se janë shqiptuar 835 tiketa trafiku.

Në Duhël të Suharekës ka ndodhur një aksident mes dy veturave, me ç’rast janë lënduar dy persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

Sa u përket arrestimeve brenda kësaj periudhe Policia ka njoftuar se  janë arrestuar 6 persona, 5 janë dërguar në mbajtje dhe një është dërguar në vuajtje të dënimit.