Mësohet arsyeja e arrestimit të zëvendësministrit Cena

Kronika October 20, 2018 - 22:58
Lajmet e fundit nga vendi

Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Zërin”, se ka arrestuar zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena i cili vie nga partia e kryministrit Ramush Haradinaj (AAK) nën akuzën për “Marrje Ryshfeti dhe Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare, raporton “Zëri.info”.

Në rast sipas policisë kanë qenë të përfshirë edhe dy persona tjera.

“Ju informoj se me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar, të involvuar në veprat penale Marrje e Ryshfetit  dhe Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të dyshuarit duke vepruar së bashku dyshohet se kane marre ryshfet nga pala e dëmtuar.

Te gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente të drejtësisë”, ka thënë Bajram Krasniqi, për “Zërin”. /ZËRI