Tre persona rrahin rojën e parkut nacional në Suharekë

Kronika October 19, 2018 - 10:05
Lajmet e fundit nga vendi

Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht rojen e parkut nacional në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar.

Në anën tjetër viktima ka pranuar tretman mjëksor.

LEXO EDHE: Burri rrah gruan e bën për spital, kjo i ndodh më pas atij

Njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Mushtisht, Suharekë 18.10.2018-18:43. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar- rojë e parkut nacional. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuar tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /ZËRI