Burri rrah gruan e bën për spital, kjo i ndodh më pas atij

Kronika October 19, 2018 - 09:21
Lajmet e fundit nga vendi

Një burrë në Prishtinë është arrestuar e më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më pas edhe ka marrë tretman mjekësor, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 18.10.2018-19:00. Viktima femër K/Shqiptare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /ZERI