Rashit Qalaj largon Nazim Sahitin nga krimet ekonomike

Kronika October 17, 2018 - 15:18
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Bashkim Spahiu është emëruar sot Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vet Spahiu. “Po, është e vërtetë se jam emëruar sot”, tha Spahiu për KALLXO.com

Kur është pyetur nëse ka punuar më herët në sektorin e Krimeve Ekonomike, Spahiu ka thënë se nuk dëshiron të deklarohet.

“Në këtë fazë mjafton të ju konfirmoj se jam emëruar”, është shprehur Spahiu. Deri më tani në pozitën e Drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka qenë Nazim Sahiti.