Sulmohet fizikisht një person në Gjakovë për shkak të një borxhi

Kronika October 17, 2018 - 10:31
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një person në fshatin Meqë të Gjakovë është sulmuar rënd për shkak të një borxhi, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje për një borxh të mëhershëm.

Policia njofton se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje për një borxh të mëhershëm ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. ZËRI