Ky është 27-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Pejë

Kronika October 17, 2018 - 09:20
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një person ka vdekur mbrëmë pasi është goditur nga një veturë afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Agon Daci, 27 vjeçar ka humbur jetën dje pasi është goditur nga një veturë, vdekjen e këmbësorit mbrëmë në vendin e ngjarjes e kanë konstatuar ekipet mjekësore, shkruan gazetametro.net.

I ndjeri punonte në një fabrikë të ujit në Pejë.

Policia e ka konfirmuar vdekjen e 27-vjeçarit në vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitet relevante dhe vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i lejohet familjarëve për ceremoni mortore”, thotë policia në Rajonin e Pejës. 

Ndërsa, i dyshuari bëhet e ditur që është arrestuar. Image