E dhimbshme, 12 vjeçarja nga Istogu vdes në klasë

Kronika October 16, 2018 - 17:25
Lexo tjera detaje

Një vdekje e papritur ka ndodhur sot në Istog ku një vajzë e shkollës fillore ‘Bajram Curri’, ka ndërruar jetë në bankën e klasës. Rastin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

Ra pa shenja jetë në klasë. Profesori si dhe nxënësit e tjerë tentuan që t’ia japin ndihmën 12-vjecares, M.B, por pavarësisht ndihmës ajo ndërroi jetë. Vdekjen e saj e konstatuan ekipi i mjekëve të Spitalit Rajonal të Pejës, aty ku edhe u dërgua vajza me autoambulancë.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, deklaroi për Express se rasti po cilësohet si hetim i vdekjes. 

“Mund t’ua konfirmojë se një i mitur gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jetë. Hetime janë duke vazhduar. Ndërkohë rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.  Shkaqet ende nuk dihen”, ka konfirmuar Rugova për Express.

Tutje ai ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës i është kthyer familjes për ceremoninë mortore.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së vajzës së re. Express do të ju mbajë të informuar për këtë çështje.