Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre personave të rrezikshëm (FOTO)

Kronika October 16, 2018 - 17:19
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre persona të cilët i konsideron si të rrezikshëm dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tyre.

Policia e Kosovës e rajonit të Prishtinës gjatë ditës së sotme ka arrestuar gjashtë persona si të dyshuar për raste të ndryshme të grabitjeve.

Mirëpo, përveç këtyre të arrestuarve Policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë.

Sipas Policisë, këta të dyshuar konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.

“Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të kërkuarit nga policia janë:                  

Kastriot Shala, i lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.Image

Ridvan Ademi, i lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës.Image

Leutrim  Latifi, i lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë. 

Image