Lajm i hidhur: Aurora Krasniqi, vajza që vuante nga leukemia humb betejën me sëmundjen

Kronika October 16, 2018 - 13:51
Lajmet e fundit nga vendi!

Ka ndërruar jetë Aurora Krasniqi, vajza e cila vuante nga leukemia.

Aurora ishte diagnostifukuar me sëmundjen Leukemia Acute Lymphoblastice muaj më parë.

18 vjeçarja ka humbur betejën me jetën në një spital në Turqi. Ajo më parë kishte transplantuar palcën kockore në vitin 2017 ku donator ishte vëllai u saj.

Lajmin për vdekjen e vajzës e ka dhënë edhe deputeti Labinot Tahiri, i cili pati ndihmuar në mbledhjen e mjeteve për shërimin e Aurorës.

Varrimi i Aurora Krasniqit do të bëhet nesër.