Vidhen 6703 euro në një bankë në Veternik

Kronika October 16, 2018 - 13:27
Lajmet e fundit nga vendi!

Në incidentin e ndodhur mbrëmë në Veternik ku është grabitur një bankë nga disa persona të dyshuar, policia e Kosovës ka njoftuar se janë grabitur 6703 euro para të gatshme, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë rasti është njoftuar nga viktima femër e cila është punëtore në bankë.

LEXO EDHE: Shantazhohen dy femra me publikimin e fotografive intime

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Veternik, Prishtinë 15.10.2018-09:38. Viktima femër K-Shqiptare punëtore e një banke ka raportuar se të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para të gatshme 6703 €. /ZËRI