Arrestohen 6 persona për tentim-grabitjen në Merdarë

Kronika October 16, 2018 - 12:55

6 persona janë arrestuar e më pas janë dërguar në mbajtje, të dyshuar për tentim-grabitjen në filialin e një banke në terminalin doganor në Merdarë më datën 12 të këtij muaji, njofton Policia e Kosvës, transmeton zeri.info.

Me urdhër të gjyqtarit po ashtu është kryer një bastisje në disa shtëpi/banesa ku janë konfiskuar 13 (trembëdhjetë) automjete të ndryshme, dy motoçikleta, disa telefona celularë, një pistoletë të cilat dyshohet se janë blerë me të holla të përfituara nga veprat penale.