Katër persona rrahin një serb në veri, i shkaktojnë lëndime të rënda

Kronika October 16, 2018 - 12:11
Lajmet e fundit nga vendi!

Një person i komunitetit serb ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që i njëjtë është sulmuar nga katër persona të panjohur, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore me ç`rast edhe është ndaluar në spital.

LEXO EDHE: Gjuajtja me armë mes policisë dhe të dyshuarve, këta janë personat e arrestuar

“Zubin Potok Mitrovica, Veri 14.10.2018-19:30. Viktima mashkull K/Serb raporton se është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar, ku njëri nga të dyshuarit është i njohur për viktimën. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për të cilat është ndaluar në spital”, thuhet në raportin e policisë. /ZËRI