Gjuajtja me armë mes policisë dhe të dyshuarve, këta janë personat e arrestuar

Kronika October 16, 2018 - 11:16
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Policia e Kosovës jep detaje rreth ngjarjes që ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ka pasur edhe të shtëna me armë.

Sipas Policisë rreth orës 21:00, përderisa policët në rroba civile kanë provuar të ndalojnë veturën e dyshuar VW Golf, ngjyrë e kuqe, me tre persona, të njëjtit kanë shpërfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur, duke filluar ta godasin në vazhdimësi me veturën e tyre veturën e policisë në lëvizje dhe një nga ta  ka drejtuar armën e zjarrit policëve të cilët në atë moment, duke vlerësuar rrezikun e drejtpërdrejtë për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve  që në ato çaste kanë mund të jenë fatale për jetën e policëve.

LEXO EDHE: Policia tregon detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

Ndërkohë që ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar  mbështetja policore, është bërë i mundur ndalimi i detyruar i veturës së dyshuar në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve; S. M,  24 vjeç, si dhe D. S,  35 vjeç.

I dyshuari i tretë N. S,  25 vjeç,  ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe  aktualisht është ne arrati.

LEXO EDHE: VIDEO: Njësia Speciale zë veturën në Prishtinë që po ndiqej nga Policia

Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë.

Përgjatë kontrollit të bërë veturës së dyshuar si dhe të dyshuarve të arrestuar, policia ka  gjetur dhe sekuestruar: Një revole të tipit Zoraki,  të kalibrit 7.65 mm, me gjashtë fishekë, një thikë, një shufër metalike, një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe disa telefona celular.

Dy zyrtar policor kanë marrë lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, përderisa vazhdon të jetë në kërkim policor i dyshuari i arratisur.