Detaje të reja për vdekjen e punëtorit nga Malisheva

Kronika October 16, 2018 - 11:05
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Punëtori i një kompanie private 51-vjeçar me inicialet M.H ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në vendin e tij të punës në Banjë të Malisheves. 

Gjatë ndërrimit të shtyllave elektrike, i ndjeri ka ndërruar jetë pasi njëra nga shtyllat i ka rënë në tokë.

LEXO EDHE: Humb jetën në vendin e punës edhe një punëtor nga Malisheva

Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirime Podrimaj ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dal edhe inspektori i punës.

Podrimaj për "Zëri.info", ka thënë se shtylla elektrike e drurit, është zgjidhur gjatë bartjes për në kamionetën transportuese.

“Me datë 15.10.2018 në ora 16:20, stacioni policor në Malishevë ka marr informacion  nga QKMF në Malishevë se kishin pranuar pa shenja jete personin M.H, I lindur 1967, M/kosovar/shqiptar.Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë policia dhe inspektori i punës, pas hetimeve të para dyshohet se përderisa viktima gjatë ngarkimit të një shtylle elektrike të drurit për në mjetin transportues, shtylla është zgjidhur me ç’rast dyshohet se është goditur viktima ku si pasojë e lëndimeve personi ka ndërruar jetë”, ka thënë Podrimaj. 

Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit ju është kthyer familjarëve.