VIDEO: Njësia Speciale zë veturën në Prishtinë që po ndiqej nga Policia

Kronika October 16, 2018 - 00:50
Lexo me shume detaje!

Në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, është filmuar një aksion si në filmat aksion të Hollywood-it.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndaluar një veturë e cila ishte duke ikur nga Policia e Kosovës, shkruan rtv21.tv.

Dëshmitarët kanë treguar se para ndalimit të veturës ishin dëgjuar edhe të shtëna.

Ndërkohë, Policia demantoi lajmet se gjatë këtij aksioni ka të vrarë e të plagosur.