Ndahen 130 mijë euro për shkatërrimin e armëve

Kronika October 15, 2018 - 21:14
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Me mijëra armë ilegale u shkatërruan. Megjithatë, vlerësohet se tek kosovarët janë edhe 260 mijë të tilla.

Për ta ulur këtë shifër sa më shumë që është e mundshme, Zyra e UNDP-së në Kosovë nënshkruajti marrëveshje me Ambasadën Gjermane në vlerë prej 130 mijë eurove.

Për këta të fundit luftimi kundër përdorimit të armëve ka qenë element kryesor në sigurimin e paqes për qytetarët e Kosovës.