Përleshje me armë zjarri në Rogovë të Gjakovës

Kronika October 15, 2018 - 19:00
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një përleshje me armë zjarri mes disa personave ka ndodhur sot në ora 12:10 në fshatin Rogovë të Gjakovës, transmeton “Zëri.info”.

Lajmin për “Zëri.info” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Prodrimaj.

LEXO EDHE: Gjendet i varur në litar një person në Krushë të Madhe

Podrimaj ka thënë se lidhur me këtë rast një person ka pësuar lëndime trupore dhe se i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar të cilët edhe kanë shtënë me armë.

“Me datë 15.10.2018 në ora 12:10, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një rast të shtëna me armë zjarri në fshatin Rogovë. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Viktima e rastit kishte  pësuar lëndime trupore, i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar, të cilët njëkohësisht kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Policia pas marrjes së informacioneve dhe këçyrjes së vendit të ngjarjes kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre nga personat e dyshuar ndërsa një prej tyre është në arrati. Po ashtu policia ka konfiskuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në rast. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personat e arrestuar mbahen në ndalim policor", ka thënë Podrimaj. /ZERI