Konfirmohet se dëshmorit Sejdi Krelani nuk i është ndërruar varri

Kronika October 15, 2018 - 16:59
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Varri i dëshmorit Sejdi Krelani nga Drenasi nuk është ndërruar, pas dyshimeve të ngritura kohë më parë nga një pjesë e mediave për ndërrimin e pllakës së heroit.

“Pas informatave në disa media rreth ndërrimit të varrit të heroit Sejdi Krelani nga Drenasi, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, sot është konfirmuar edhe zyrtarisht në praninë e familjes Krelani, kryetarit të Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Udhëheqësit të Njësisë së Komisionit, si dhe në praninë e kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, pas hapjes së varrit dhe verifikimit se të dhënat e heroit në arkivol janë po ato që janë të skalitura në epitafin e varrit të heroit Sejdi Krelani”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast, kryetari Jashari ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të madh për të gjitha familjet e heronjve dhe dëshmorëve, për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi aq të ndejshëm.

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, në veçanti gjatë këtyre tri ditëve në adresim të shqetësimeve të familjes Krelani.

Image