Vidhet një bankë në Veternik

Kronika October 15, 2018 - 12:37
Lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm një bankë në Veternik është grabitur nga disa persona të maskuar të cilët kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.

Rastin për “Zërin” e kanë konfirmuar zyrtarë nga policia e Kosovës.

“Në ora 09:39 është raportuar për një grabitje të armatosur, në një filiale banke, në lagjen  Veterniku në Prishtinë. Dyshohet se në këtë grabitje kanë marrë pjesë së paku dy persona, të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri. Nga informacionet e para  është ngritur dyshimi se të njëjtit kanë grabitur një shumë parash, vlera e të cilave  ka mbetur të konfirmohet nga zyrtarët e bankës,  dhe me pas me veturën e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme, këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin. Ndërkohë që janë ndërmarrë veprimet e sipërcekura po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. /ZËRI