Kronika

Gjykata anulon gjykimin ndaj Gruevskit që të merr pjesë në Kuvend

Gjykata anulon gjykimin ndaj Gruevskit që të merr pjesë në Kuvend
15 tetor 2018 • 11 : 43

DETAJET

Gjykata Penale ka anuluar seancën e sotme kundër Gruevskit, për të qenë i pranishëm në Kuvend. Gjykatësi Ognen Stavrev pranoi kërkesën e ish-kryeministrit, i cili në fillim të seancës kërkoi që të lirohet nga gjykimi për rastin “TNT”.

“Dua të lirohem nga seanca e sotme. Duhet të jem i pranishëm në seancën në Kuvend, ku ka pikë për ndryshim të Kushtetutës. Deri tani nuk e kam shfrytëzuar këtë mundësi”, tha Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në orën 10:00 grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së kishin caktuar takim koordinues, ndërsa për shkak të gjykimit Gruevski nuk ka marrë pjesë.

Prokurori i PSP-së Burim Rustemi, tha se trupi gjykues duhet të vendos nëse do ta anulojë seancën e sotme, e cila u caktuar për më 25 tetor.

© zëri.info