Aksident me të lënduar në Vushtrri

Kronika October 15, 2018 - 00:08
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, aksidenti ka ndodhur pas orës 23:00.

Së paku një person është i lënduar në këtë aksident.

“I lënduari është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për trajtim mjekësor”, ka thënë Avni Zahiti.