Vajza kishte lidhje jashtëmartesore me policin, por nuk i shkoi gjithçka sipas planit

Kronika October 14, 2018 - 16:48
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një grua nga rajoni i Tetovës, në Stacionin Policor Tetovë, dje pasdite ka denoncuar se është shantazhuar dhe fizikisht është sulmuar nga personi F.A. – nëpunës policor në Sektorin Policor Kamjan, për shkak se nuk ka dashur ta vazhdojë lidhjen me të.

Siç kumtoi MPB-ja, sipas denoncimit, gruaja e ka ndërprerë lidhjen me F.A. para një viti dhe prej atëherë ka refuzuar të takohet me të. Para një jave, derisa gruaja ka qenë në objektin hotelerik, ka ardhur F.A. dhe e ka kërcënuar se do t’i publikojë fotografitë dhe videot e tyre të përbashkëta dhe se do t’i tregojë babait dhe bashkëshortit të saj se e ka pasur dashnore.

Dje rreth orës 12.50, derisa gruaja ka qenë në punë, ka ardhur F.A. dhe fizikisht e ka sulmuar.

Për rastin menjëherë është njoftuar Sektori për Punë të Brendshme dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.