Kronika

Dehet dhe sulmon dy persona, kjo i ndodh të dyshuarit

Dehet dhe sulmon dy persona, kjo i ndodh të dyshuarit
14 tetor 2018 • 13 : 25

DETAJET

Një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar dy viktimat meshkuj, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë trafiku në Vushtrri, lëndohen pesë persona

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh.Smolice, Gjakove, 13.10.2018-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti nen ndikim te alkoolit ka kanosur dhe sulmuar dy viktimat mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për te lënduar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje. /ZËRI

© zëri.info