Aksident i rëndë trafiku në Vushtrri, lëndohen pesë persona

Kronika October 14, 2018 - 13:17
Policia jep detaje

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në mes të dy veturave civile në Vushtrri, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

LEXO EDHE: Plagoset një pjesëtarë i Policisë së Kosovës në veri

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Vushtrri 13.10.2018-19:15. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes te dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kane pësuar pesë persona katër meshkuj dhe një femër K-Shqiptare dhe te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. /ZËRI