Plagoset një pjesëtarë i Policisë së Kosovës në veri

Kronika October 14, 2018 - 13:13
DETAJET

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën e Veriut është plagosur një pjesëtar i policisë së Kosovës nga një i dyshuar mashkull i komunitetit serb, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari është në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Vardarit, Mitrovicë Veri 13.10.2018-03:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull K/Serb ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Serb, i cili është pjesëtar i PK-së. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Njësit policore kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë në kërkim të dyshuarit. /ZERI