Vrasja në Gjakovë, eksplozivi ishte i montuar në derë të oborrit

Kronika October 14, 2018 - 11:46
Detajet e fundit të rastit

Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj, ka thënë për Gazetën Express se ende nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar më vrasjen që ka ndodhur në fshatin Smolicë.

Selimaj ka thënë se Haxhi Ahmeti është gjetur i vdekur pasi eksplozivi i vendosur në oborr të shtëpisë ia ka marrë jetën.

Kryeprokurori ka thënë se ende nuk kanë ndonjë të dyshuar lidhur me vendosjen e eksplozivit në derë të oborrit.

“Nuk i dijmë motivet. Nuk ka të dyshuar. Ishte montuar një eksploziv në shtyllën e derës së oborrit. Është aktivizuar dhe ka lënë të vdekur një person”, ka thënë Selimaj.

Kjo është vrasja e dytë brenda disa vitesh në familjen e Haxhi Ahmetit. Vëllai i Haxhisë, Ali Ahmeti para disa vitesh, ia kishte vrarë djalin viktimës së sotme.