Mësohet arsyeja e vdekjes së një personi në Gjakovë

Kronika October 14, 2018 - 10:36
DETAJET

Një person në Komunën e Gjakovës ka humbur jetën pas një shpërthimi në fshatin Smolicë, të kësaj komune, raporton “Zëri.info”.

Rastin për “Zërin”, e ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga stacioni policor në Gjakovë.

“Stacioni Policor në Gjakovë sot rreth orës 8:00 të mëngjesit ka marrë informacion për një vrasje në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës. Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi në fshat. Ende nuk dihen rrethanat e tjera se si ka ndodhur ngjarja”, ka thënë për “Zërin”, Lirije Podrimaj, zëdhënëse e policës për Rajonin e Gjakovës.  /ZËRI