Kronika

I diplomuar në Fakultetin Ekonomik, punon si shofer i autobusit

I diplomuar në Fakultetin Ekonomik, punon si shofer i autobusit
13 tetor 2018 • 23 : 30

Lexo detajet!

Një 25 vjeçar nga Prishtina, tashmë i diplomuar në fakultetin ekonomik, bën punën e shoferit të autobusit në njërën nga linjat në Prishtinë.

Leotrim Dalipi, thotë për T7, se punën të cilën e bën e paragjykojnë shumë, mirëpo sipas tij puna që bën ai e ka nxitur këtë të fundit që të vazhdojë të ngritët në profesion. Financimin e studimeve e bën nga puna që ushtron. Nga ushtrimi i kësaj pune, 25-vjeçari i financon studimet e larta.

Autobusi është vendi i tij i punës.

Leotrim Dalipi, 25 vjeçar nga Prishtina punon si shofer i autobusit në kompaninë 3A.

Është i diplomuar në ekonomi, aty ku synon të ketë edhe profesionin primar një ditë. Arsyeja pse ka zgjedhur të punoj si shofer lidhet pikërisht me ekonominë.

Gjatë orarit Leotrimi kryen disa nisje me autobus. Prej lagjes Kodra e Trimave e përgjatë qendrës së kryeqytetit, ai përballet me disa sfida sidomos në infrastrukturë derisa arrin në stacionin e fundit, në lagjen Mati.

I pranishëm në autobus gjatë kësaj kohe ishte edhe Bushi, një udhëtar i rregullt. Ai shprehet i kënaqur me ndihmën që i ofrohet për të hipur e zbritur nga autobusi.

Leotrimit, puna në këtë kompani të autobusëve, i ndihmon  edhe të mbulojë shpenzimet për hulumtim të mëtutjeshëm në fushën ku ka kryer studimet.

Prej këtu, pasi përfundon orarin, i riu nga Prishtina ka edhe një angazhim tjetër, që lidhet direkt me fushën e studimeve të tij. Ai punon në një kompani private brenda Aeroportit të Prishtinës.

Thotë se puna këtu e ka nxitur të vazhdojë studimet, e madje edhe specializimin si ekonomist.

Ushtrimi i dy profesioneve njëkohësisht nga të rinjtë në Kosovë, nuk është gjë e rrallë. Kjo lidhet ngushtë me mundësitë ekonomike dhe mungesën e parave për të mbuluar shpenzimet e studimeve.

© zëri.info