Ngjarje si në filma, plaçkitësit futen me kallashë në terminalin doganor në Merdare

Kronika October 12, 2018 - 15:11
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë sot në terminalin doganor në Merdare për të plaçkitur një bankë.

Disa persona e kanë xhiruar nga afër ngjarjen.

Sipas dëshmitarëve, plaçkitja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa menjëherë është alarmuar Policia e Kosovës.

Nuk ka ende informacione nëse të dyshuarit kanë marr para në këtë rast. Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhen njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me hetimin e rastit. /Indeksonline