Vritet me armë zjarri 13-vjeçarja në Tiranë

Kronika October 11, 2018 - 21:42
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një ngjarje e e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një vajzë e mitur është vrarë me armë zjarri në afërsi të Babrrusë.

Vajza thuhet se është 13 vjeç me inicialet K.B. dhe është gjetur e plagosur në banesë nga babai i saj. I ati Xh.B. e ka dërguar me urgjencè në spital por e mitura nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Vajza ishte plagosur në bark por nuk dihet ende se kush e ka qëlluar. Nuk dihen informacione të tjera rreth ngjarjes por policia e komisariat nr 4 ka shkuar në vendngjarje.