Kronika

Kush s’e respekton himnin e Malit të Zi, gjobitet

Kush s’e respekton himnin e Malit të Zi, gjobitet
11 tetor 2018 • 19 : 13

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Qeveria e Malit të Zi ka miratoi ndryshimet në Ligjin për Simbolet Shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi. Tash me këto ndryshime çdo malazez që nuk ngrihet në këmbë për himnin kombëtar do të gjobitet nga 300 deri në 2 mijë euro.

“Në këtë mënyrë, Mali i Zi, ashtu si çdo vend tjetër, shpreh respektin e tij për karakterin e shtetit dhe identitetin e tij”, ka thënë ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq.

Ndryshimet në ligj tani kanë kaluar në Kuvend, ku edhe pritet të miratohen. Këto masa pritet të nxisin polemika mes serbëve etnikë të Malit të Zi, të cilët përbëjnë gati një të tretën e popullsisë, pasi disa prej tyre refuzojnë të njohin himnin, i cili është miratuar në vitin 2004, raporton REL.

© zëri.info