Vdekje aksidentale në Gjakovë

Kronika October 11, 2018 - 15:45
DETAJET

Një vdekje aksidentale ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Sipas Policisë një person ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin menjëherë e ka dërguar për tretman mjekësor.

Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, transmeton Gazeta Express.

"Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin e ka dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve:, thuhet në raportin e policisë.