Një 18-vjeçar palestinez mbytet në lumin Ibër

Kronika October 11, 2018 - 14:12
Lexo tjera detaje

Një 18-vjeçar, palestinez ka humbur jetën të mërkurën, pasi që me veturën  që e ngiste ka rënë në lumin Ibër, në vendin e quajtur "Kamenica" në komunën e Leposaviqit. Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, shkruan "Zëri.Info".

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti, ka thenë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ekipet e shpëtimin kanë nxjerrë nga lumi trupin e pajetë të palestinezit dhe veturën të mërkurën rreth ores 18:00. Sipas kapiten Hotit, ekipi i mjekëve ka dalë në vend dhe vetëm sa ka konstatuar vdekjen e 18-vjeçarit.  Rasti është karakterizuar si i padhunshëm, ndërsa është evidencuar si rast i rrezikimit të trafikut. Trupi i pajetë i 18-vjeçarit është dërguar për obduksion në Prishtinë.

"Patrulla e Policisë nga Leposaviqi ka vërejtur rreth ores 13:40 minuta në shtratin e lumit Ibër në 'Kamenica" një veturë të markes 'Golf', ngjyrë e bardhë, me tabela të regjistrimit KM. Supozohet se vetura para se të përfundonte në lum, sipas të gjitha gjasave ka qarkulluan nga Zveçani në drejtim të Leposaviqit dhe veturën e ka ngarë një meshkull, palestinez, tek i cili janë gjetur dokumente personale të tij. I riu është i lindur në vitin 2000", ka sqaruar kapiten Hoti, për Radio Kontakt Plus.

Ai ka shtuar se supozohet që vetura është vjedhur para se të ndodhte aksidenti, sepse të mërkurën rreth mesditës një person ka paraqitur në Stacionin e Policisë në Zveçan polici vjedhjen e veturës së tij./ZËRI