I mituri largohet nga shtëpi, familja 4 ditë pa asnjë lajm për të

Kronika October 09, 2018 - 11:06
DETAJET

Policia e Kosovës njofton se një i mitur është larguar nga shtëpia e tij qysh nga data katër e këtij muaji dhe nuk është kthyer më në shtëpi, transmeton “Zëri.info”.

Rastin në polici e ka lajmëruar babai i të miturit.

LEXO EDHE: I kërkon 13.000 euro një femre kjo i ndodh të dyshuarit

Ky është njoftimi i plotë:

Mitrovicë 08.10.2018 – 17:00. Ankuesi mashkull K-Rom ka raportuar se me 04.10.2018 djali i tij i mitur mashkull K-rom është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. /ZËRI