E rrah bashkëshorten e bën për spital, kjo i ndodh të dyshuarit

Kronika October 07, 2018 - 14:33
DETAJET

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike mbi gruan e tij të cilës i shkakton edhe lëndime trupore, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë  viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Malishevës.

LEXO EDHE: Për 24 orë, 19 aksidente me të lënduar

Njoftimi i plotë i policisë:

Malishevë 06.10.2018-09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar,  pasi që i njëjti  ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes  së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje. /ZËRI