Konfiskohen mbi 200 mijë euro para false në Prizren

Kronika October 02, 2018 - 10:48
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar bastisje në një shtëpi banimi në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, transmeton “Zëri.info”.

Si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 229,000 (dyqindenjëzetenëntë mijë) euro kartëmonedha parash, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë para të falsifikuara.

”Prokuroria njofton se bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’ rast si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 229,000 (dyqindenjëzetenëntë mijë) euro kartëmonedha parash, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë para të falsifikuara. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe procedura ndaj tyre do të vazhdojë për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI