Policia jep detaje të reja për vdekjen e 4-vjeçares në Mitrovicë

Kronika October 01, 2018 - 11:43
Lexo detajet

Një fëmijë i moshës katër vjeçare dje ka mbetur i vdekur në Mitrovicë si dhe një tjetër është lënduar pasi që dyert e oborrit i kanë zënë ato, raporton “Zëri.info”.

Sipas policisë në spitalin e Mitrovicës viktima është sjell pa shenja jete ndërsa fëmija i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

LEXO EDHE: Tmerrohen banorët e Deçanit, ja çfarë gjejnë në livadh

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Gani Hajra”, Mitrovicë 30.09.2018-16:00. Raportohet se në spitalin e Mitrovicës janë sjellë dy fëmijë viktima femra K-shqiptare për ndihmë mjekësore. Sipas mjekut, njëra nga viktima është sjellë pa shenja jete, ndërsa viktima tjetër ka pësuar lëndime të rëndë, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë. Viktimat janë lënduar nga dyert e oborrit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /ZËRI