Shkupjani grushtohet sherri i referendumit

Kronika September 30, 2018 - 11:06
Lexoni më shumë detaje

Një shkupjan 44-vjeçar është grushtuar nga një person tjetër, shkak i referendumit.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 pas mesnate në një nga kafenetë e Shkupit, informon INA.

Viktima ka thënë se derisa ishte duke ndenjur në një kafene me një të njohur, një person që është i njohur me inicialet J.L, 33-vjeçar, fillimisht e ka fyer dhe e ka kërcënuar për shkak të referendumit.

Në një moment sulmuesi i është ofruar dhe e ka goditur me gusht, duke e alivanosur.

Pasi që rasti është denoncuar në polici, sulmuesi është ndaluar dhe është shqiptuar masë penale.