Lajmërohet Milaim Zeka, tregon të vërtetën rreth urdhërarestit për të

Kronika September 26, 2018 - 10:45
Lexo tjera detaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokratike Milaim Zeka u tha së është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, por një gjë të tillë e përgënjeshtron deputeti Zeka.

Pas lajmit se Milaim Zeka është arrestuar sot në ora 09:00 të mëngjesit për shkak të kërcenimit të prokurorit special Afrim Shefkiu, Milaim Zeka për "Zëri.Info" nuk pranon së është arrestuar e as që ka ndonjë urdhër arrest, shkruan “Zëri.Info”.

LEXO EDHE: Arrestohet deputeti Milaim Zeka

“"Unë s'kam kurrfarë urdhër arresti prej prokurorisë, unë tash po dëgjojë. Skam kurrfarë urdhër arresti”, ka thënë Zeka./Zëri