Burgu i Idrizovës u përfshi në flakë, Grupi i Kumanovës ndodhet aty

Kronika September 25, 2018 - 15:26
Lexo tjera detaje

Gjatë paradites së sotme ka shpërthyer një zjarr në repartin e pranimit të Burgut të Idrizovës.

Raportohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë instalimi i vjetër elektrik.

Intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm, kështu që zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar plotësisht.

Nuk ka viktima në njerëz, por është shkaktuar vetëm dëm material.

Në këtë burg javë më parë ishin transferuar edhe të burgosurit e Grupit Kumanova./AlsatM/

Image

Image