Këshilli Prokurorial i reagon Milaim Zekës për kërcënim të prokurorit Afrim Shefkiu

Kronika September 25, 2018 - 14:33
Lexo detajet

Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate për media i ka dënuar ashpër deklarimet publike si dhe kërcënimet drejtuar prokurorëve të shtetit. Zyrtar nga ky Këshillë në veçanti i janë referuar deklaratës së deputetit të Kosovës, Milaim Zeka ndaj prokurorit tëq Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiut, raporton “Zëri.info”.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon sot deklarimin kërcënues të deputetit Milaim Zeka ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Afrim Shefkiu”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në reagim thuhet se aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejtë në misionin e Prokurorit të Shtetit.

“Për Këshillin, mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit. Me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës qëndron pranë prokurorëve, duke i mbështetur ata fuqishëm në ushtrimin e mandateve të tyre. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron të gjithë se këto kërcënime janë duke u trajtuar seriozisht dhe në nivelin e urgjencës, të cilën e meritojnë”, thuhet në reagim. /ZERI