Policia jep detaje për vdekjen e një 53-vjeçari në lagjen “Arbëria”

Kronika September 25, 2018 - 10:49
Lexo detajet

Një person ka vdekur dje në lagjen “Arbëria”, pasi që i njëjti ka rënë nga një ndërtesë. Sipas policisë për këtë rast është arrestuar një peron i dyshuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktima ka rënë nga një lartësi prej 11 metra.

LEXO EDHE: Ndërron jetë 53-vjeçari, bie nga ndërtesa

Njoftimi i plotë:

Rr. “Ferid Curri”, Prishtinë 24.09.2018-16:55. Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në një objekt, ka rënë nga një lartësi rreth 11 metra. Gjatë tretmanit mjekësor viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa si i dyshuar është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje. /ZËRI