Arrestohet personi që goditi për vdekje 65-vjeçarin në qendër të Prishtinës

Kronika September 23, 2018 - 17:19
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi që i njëjti rreth orës 16:00, në Bulevardin “Bill Clinton”, në Prishtinë me veturën e tij ka goditur për vdekje një 65-vjeçar, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi te ‘Santea’ në Prishtinë

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i veturës E.B 25-vjeç, ndërkohë që me rastin  po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti për “Zeri.info”.