Vrasja në Deçan, i riu dyshohet se u qëllua me armë gjatë kohës sa ishte në vendin e punës

Kronika September 23, 2018 - 14:58
Lexo detajet

Një person është vrarë gjatë gjatë ditës së sotme në Deçan.

E sipas njoftimit të shprëndarë nga faqja “Deçani sot”, i riu nga Deçani është vrarë në vendin e punës.

“Aksidentalisht ka humbur jeten sot i riu A.T nga Lluka e Ulet, gjatë kohes sa ishte ne vendin e punes. Ngushllime familjes dhe qytetarëve”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se personi në fjalë fillimisht ishte plagosur, ndërkaq që në Spitalin Rajonal të Pejës ishte dërguar pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si vrasje.