Arrestohet një person, i shkakton lëndime të rënda vëllaut

Kronika September 23, 2018 - 12:08
Lexo detajet

Një person i komunitetit qerkez është arrestuar nga policia e Kosovës pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.

LEXO EDHE: Pamje nga aksidenti i mbrëmshëm në Veternik

“Një mashkull K-Qerkez është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin  e policisë. /ZËRI