Digjet një shtëpi në Klinë, banorët ishin brenda

Kronika September 22, 2018 - 21:17
Lexo detajet

Një shtëpi banimi është përfshirë nga zjarri sot pasdite afër stacionit të trenit në Klinë.

Në momentin kur shtëpia ka nisur të digjet, banorët kanë arritur që të largojnë disa gjëra nga aty, por kishte edhe të tjera që nuk arritën t’i shpëtojnë.

Dëshmitarë të rastit kanë thënë për Indeksonline se nga incidenti nuk ka të lënduar.

Ndërkaq, sipas fotove të siguruara nga Indeksonline të shtëpisë duke u djegur, shihet që mbi të janë telat e energjisë elektrike, shumë afër kulmit.

Për të shuar zjarrin kanë dal ekipet e zjarrfikësve dhe policisë. 

Image