Kronika

Londër: Ndërron jetë veprimtari Faik Zeqiri

Londër: Ndërron jetë veprimtari Faik Zeqiri
21 shtator 2018 • 14 : 55

Lexoni më shumë detaje

Atdhetari dhe veprimtari, Faik Zeqiri, ndërroi jetë në Londër në moshën 88-vjeçare.

Ai ishte mantel bardh i parë shqiptar në spitalin e Mitrovicës, ku ka shërbyer me nder dhe altruizëm në shumë aksione vullnetare dhe humanitare, duke përfshirë vaksionimin kombëtar kundër Varriola-Veras, për çka u dekorua me medalje të artë për merita ndaj popullit në vitin 1972 dhe solidarizimin sublim në zgafellën e Trepçës në grevën e minatorëve të vitit 1989.

Varrimi i të ndjerit bëhet të shtunën në orën 16:00 në vendlindjen e tij në Mitrovicë.

© zëri.info