Kronika

Arrestohet personi që shantazhoi ish-të dashurën, Prokuroria jep detaje

Arrestohet personi që shantazhoi ish-të dashurën, Prokuroria jep detaje
21 shtator 2018 • 09 : 30

Lexoni më shumë detaje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka arrestuar mashkullin F.F, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’, duke e kërcënuar një femër.

Sipas prokurorisë, i lartcekuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, përmes telefonit ka shantazhuar ish të dashurën e tij – A.A, duke i kërkuar që të i’a sigurojë 1200 euro, ose në të kundërtën do të i’a publikonte fotografitë intime, në rrjete sociale dhe tek familjarët e saj.

Me këto veprime i njëjti ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës.

Prokuroria, menjëherë pas njoftimit të këtij rastit nga Stacioni Policor në Gjilan, ndaj të dyshuarit, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Gjithashtu, Prokuroria ndaj të dyshuarit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ka paraqitur aktvendimin mbi fillimin e hetimeve dhe kërkesën për caktimin e paraburgimit, pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, asgjësimit të provave, rreziku i ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

© zëri.info